Liverpooli jashtë ‘Championsit’, Man United ‘blindon’ pozitën e katërt
BKT
Sport

Liverpooli jashtë ‘Championsit’, Man United ‘blindon’ pozitën e katërt

F.Bytyqi /RTKLive

Liverpooli thuaj se tashmë është jashtë ‘Championsit’ për sezonin e ardhshëm, pasi nuk ka mundur të marr më shumë së një barazim në duel me Aston Villën, duke luajtur baras 1-1, të shtunën në ‘Anfield’ në kuadër të Premier Leagues.

‘The Reds’ pas këtij barazimi zbehin gjasat në maksimum për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ramsey (27’), zhbllokoj ndeshjen duke kaluar skuadrën mike në epërsi prej 0-1. Të besuarit e Jurgen Klopp bën presion të madh drejt portës mysafirë, por krejt çfarë bën futbollistët e Liverpoolit, ishte goli i barazimit që e arritën përmes Roberto Firmino-s (90’).

Pas këtij barazimi, Liverpool mbetet në vendin e pestë me 65 pikë, katër me pak se Manchester United që zë vendin e katërt, pozitë kjo që dërgon në zonën e ‘Championsit’.

‘Djajtë e Kuq’ mundën në udhëtim Bournemouth, me rezultat 0-1. Golin e fitores për skuadrën e Erik ten Hag e shënoi Casemiro (9’).