Ten Hag lavdëron Casemiron: Është një lojtar fantastik
BKT
Sport

Ten Hag lavdëron Casemiron: Është një lojtar fantastik

F.Bytyqi/RTKLive

Menaxheri i Man Unitedit, Erik ten Hag, ka lavdëruar Casemiro-n, i cili dje shënoi golin e fitores për ‘Djajtë e Kuq’ në duel me Bournemouth.

Man United arkëtoi tri pikë të mëdha në garën për një vend që çon në Ligën e Kampionëve.  

Njeriu i ndeshjes ishte Casemiro, i cili gjeti golin e fitores për skuadrën nga ‘Old Traffordi’.

Tekniku holandez i Manchester United, tha se Casemiros ka një kontribut të jashtëzakonshëm në skuadër.

“Është një futbollist fantastik. Ai shënoi një gol brilant dhe vazhdon të na surprizojë çdo ditë”, tha Ten Hag.

“Padyshim që ka përmbushur të gjitha pritshmëritë që kishim në fillimin e sezonit, nuk ka shumë lojtarë në atë pozicion që i përshtaten United dhe ne jemi të lumtur që kemi në skuadër Casemiron. Kontributi i tij në ekip është i jashtëzakonshëm”, ka theksuar Ten Hag.