Rama takon Krasniqin: Përgatituni për një spektakël të jashtëzakonshëm
BKT
Sport

Rama takon Krasniqin: Përgatituni për një spektakël të jashtëzakonshëm

F.Bytyqi/RTKLive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot ka pritur një mysafirë special.

I pari i kryeqytetit e ka pritur boksierin e njohur kosovar me famë botërore, Haxhi Krasniqin.

Krasniqi më 5 gusht do t’ua plotësojë dëshirat dhe ëndrrat krejt tifozëve për të boksuar në kryeqytetin e Kosovës.

Rama përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se stadiumi 'Fadil Vokrri' do të mbushet me adrenalinën e një eventi historik të një nate të paharrueshme boksi profesional ndërkombëtar.

Ai është i bindur së ajo mbrëmje do të jetë spektakolare dhe së stadiumi i kryeqytetit do të mbushet me shikues.

“Robin Krasniqi vjen për herë të parë në stadiumin e kryeqytetit!

Mbrëmje historike boksi. Më datë 5 gusht, stadiumi 'Fadil Vokrri' do të mbushet me adrenalinën e një eventi historik të një nate të paharrueshme boksi profesional ndërkombëtar. Përgatituni për një spektakël të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Rama.