Allegri: E ndjej besimin e Juvës
BKT
Sport

Allegri: E ndjej besimin e Juvës

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thotë se ai e ka besimin e drejtuesve të ‘Zonjës së Vjetër’.

E ardhmja e strategut italian në krye të Juvës, sipas medieve italiane, është lëkundur pas dështimit të torinezëve në Serie A dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon të garave që tashmë është në fazën përfundimtare.

Megjithatë, Allegri është i bindur se do ta drejtoj skuadrën e Juvës edhe në sezonin e ardhshëm. Ai e pranon se renditja ndoshta ka mundur të kishte qenë më e mirë, por ai është i bindur se do të jetë në krye të juventinëve edhe në edicionin e ardhshëm.

“E ndjej besimin sepse deri më tani jemi të dytët në renditje e lart. Ne kemi vetëm Napolin më lartë”, ka thënë Allegri.