15:28 / 21.05.2023
Inter-City, ja cilën skuadër e favorizon Rummenigge
F.Bytyqi/RTKLive
Interi-Manchester City është finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, sfidë kjo që do të luhet me qershor në Stamboll.
Ish-legjenda e ‘Nerazurëve’, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur për finalen e ‘Championsit’.
Ikona gjermane mendon se Man City hynë si favorit në këtë ndeshjes, por sipas tij, ky është një avantazh për Interin. Rummenigge thotë se Interi është skuadër që mund të lëndojë.
“Padyshim se Manchester City fillon ndeshjen si favorit, por ky është një avantazh për Interin, i cili absolutisht nuk duhet të ndihet i mundur. Interi mund të lëndojë, dhe mund ta bëjë këtë në vetëm një ndeshje”, ka thënë Karl-Heinz Rummenigge.























