Reali thyhet në ‘Mestalla’, bien në vendin e tretë
F.Bytyqi /RTKLive
Real Madridi e ka humbur pozitën e dytë në La Ligë pasi sonte u mund nga Valencia, me rezultat 1-0, në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.
Skuadra nga ‘Mestalla’ arkëtojë tri pikë të rëndësishme duke mundur ‘Los Blancos’, në një sfidë të ‘nxehtë’ dhe herë pas herë edhe tensionuese me pesë kartonë të verdhë dhe Vinicius-in e ‘skuqur’.
D. Lopez Noguerol (33’), realizoi golin e vetëm në këtë duel dhe të fitores për skuadrën e Valencias.
Te besuarit e Carlo Ancelottit bën presion për të gjetur rrugën e golit, megjithatë, madrilenët nuk ia dolën të thyen assesi skuadrën nikoqire.
Pas kësaj humbje, Reali bie në pozitën e tretë me 71 pikë, një më pak se Atletico Madrid që pas fitores kundër Osasunës (3-0), ngjitët në vendin e dytë, kurse, Valencia renditet e 13-ta me 40 pikë të grumbulluara.























