Beqiragiq trajner i ri i Trepçës
B. H. | RTKlive
Trajneri i njohur nga Bosnja e Hercegovina, Adis Beqiragiq do të vazhdojë të japë kontributin e tij në basketbollin kosovar.
Ai, sot, ka nënshkruar kontratë me KB Trepçën dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e ekipit. Beqiragiq është një prej trajnerëve më të suksesshëm në Kosovë, pasi ka fituar dy tituj kampioni me ekipin e Golden Eagle Yllit, si dhe Kupën e Kosovës me ekipin e Pejës.
Në dy edicionet e fundit, Beqiragiq ka qenë trajner i ekipit të Yllit.
“Kemi kënaqësinë t'u njoftojmë që Adis Beqiragiq është trajner i ri i skuadrës sonë. Beqiragiq është trajner i dëshmuar në basketbollin tonë dhe shumë i suksesshëm. Është edhe pëzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës. Mirë së vjen në familjen gjelbër e zi, z.Beqiragiq”, thuhet në njoftimin e Trepçës.
Me angazhimin e Beqiragiqit, KB Trepça dëshiron të tregojë se është gati për të hyrë fuqishëm në garën për titullin kampion edhe në edicionin e ri.
Ky angazhim i ri i Adis Beqiragiqit do të sjellë ndryshime dhe freski në drejtimin e KB Trepçës. Me përvojën dhe aftësitë e tij si trajner, ai do të përpiqet të ndihmojë ekipin për të arritur sukses në sfidat e ardhshme dhe të krijojë një ekip të fortë konkurrues.























