Trajneri i Brighton konsideron se futbollisti i tij e meriton Kombëtaren
BKT
Sport

Trajneri i Brighton konsideron se futbollisti i tij e meriton Kombëtaren

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi, konsideron se Lewis Dunk e meriton ftesën nga Anglia.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, do ta publikojë të mërkurën listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të muajit të ardhshëm kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut për Evropianin e ardhshëm.

“Ai e meriton të luajë në ekipin kombëtar”, ka thënë De Zerbi. “Nuk është puna ime të vendos për lojtarët e kombëtares, por për ne duhet të jetë një objektiv. Shpresoj se ai mund të luajë në ekipin kombëtar".