13:23 / 24.05.2023
Ylli i Juvës kërkohet nga gjiganti spanjoll
F.Bytyqi/RTKLive
Futbollisti i Juventusit, Moise Kean duket se sezonin e ardhshëm, do të shijoj emocionet që dhuron La Liga, një nga ligat më atraktive në Evropë.
Kean sipas medieve italiane, është objektiv i klubi spanjoll, Atletico Madrid. Trajneri i madrilenëve, Diego Simoene është duke i monitoruar disa lojtarë për tregun e kësaj verë, dhe siç raportohet, Kean është synim i teknikut argjentinas.
“Atletico Madrid është i interesuar për nënshkrimin e Moise Kean”, shkruan “TuttoJuve”.
Drejtuesit e Atleticos, pritet që brenda pak ditësh të nisin negociatat me Juventusin për blerjen e Kean, i cili nga Simeone shihet lojtar ideal për skuadrën e tij.























