09:28 / 25.05.2023
A do të largohet Mane nga Bayern Munich?
F.Bytyqi/RTKLive
Objektivi i Chelsea-s dhe anësori i Bayern Munich, Sadio Mane nuk dëshiron të largohet nga ‘Alianz Arena’, raportojnë mediet britanike.
Mane, i cili një vit më parë iu bashkua ‘Bavarezëve’ nga Liverpooli, nuk ka treguar formën e tij më të mirë këtë sezon të garave, megjithatë, lojtari thuhet së dëshiron të ‘luftojë’ për të siguruar një vend në skuadrën e Thomas Tuchel.
Mane është i lidhur me rikthimin në Premier League, por jo tek Liverpooli. Chelsea është klubi anglez që po insiston për transferimin e Mane-s.
Mirëpo, siç raportohet, senegalezi është i vendosur të qëndrojë tek gjiganti gjerman të paktën edhe një sezon.























