E kërkon PSG, Arsenali ‘blindon’ yllin e tyre
BKT
Sport

E kërkon PSG, Arsenali ‘blindon’ yllin e tyre

F.Bytyqi/RTKLive

Arsenali është i gatshëm të nisi negociatat me Martin Odegaard për kontratën e re.

Odegaard ka bërë një nga sezonet më të mirë në karrierën e tij me ‘Topçinjtë’.

Performanca e tij e shkëlqyer ka ndezur interesimin e disa klubeve evropian përshirë edhe PSG-n.

Kontrata aktuale e Odegaard me skuadrën e Mikel Artetës është deri në verën e vitit 2025, por londinezët janë duke përgatitur ofertën e re për të ‘blinduar’ yllin  tyre.

“Odegaard e do klubin dhe Arsenali dëshiron që Martin të jetë pjesë e projektit të tyre afatgjatë”, shkruajnë mediet britanike.

Odegaard ka shënuar 15 gola dhe tetë asistime në 36 ndeshje e zhvilluar këtë sezon të garave në Premier League.