Sonte Trepça-Besa Famgas, finalja e dytë e play-off-it, live në RTK
BKT
Sport

Sonte Trepça-Besa Famgas, finalja e dytë e play-off-it, live në RTK

F.Bytyqi/RTKLive

Dy rivalët e mëdhenj në hendbollin kosovar, Trepça dhe Besa Famgas, do të përballen sonte në ‘Minatori’ në finalen e dytë të play-off-it, sfidë të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Mitrovicasit kërkojnë të barazojë rezultatin në serinë e finaleve në 1:1, derisa pejanët udhëtojnë me ambicie për ta siguruar titullin e kampionit, të dhjetin radhazi.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave, kishte prodhuar një ndeshje tejet interesante të cilën e kishte fituar Besa me tri gola dallim.

Edhe në sfidën e sontëm parashikohet një ndeshje atraktive dhe joshëse nga hendbollistët e të dy skuadrave.

Përballja mes Trepçës dhe Besa Famgas fillon në orën 20:15.