Benzema, lëndim shokues në këmbë, zbuloni se çfarë ka ndodhur
BKT
Sport

Benzema, lëndim shokues në këmbë, zbuloni se çfarë ka ndodhur

RTSH

Karim Benzema çaloi pothuajse gjatë gjithë ndeshjes Real Madrid-Rayo. Francezi, në minutën e 10-të, pësoi një goditje.

Agjenti i Benzema zbuloi më vonë gjendjen e vërtetë të klientit të tij, duke treguar këmbën e dëmtuar të francezit dhe duke njoftuar se goditja e pësuar shkaktoi një prerje që në fund të ndeshjes bëri të nevojshme aplikimin e 5 qepjeve.

Megjithatë, Benzema nuk kërkoi zëvendësim, përkundrazi, ai qëndroi në fushë dhe madje shënoi në minutën e 31-të, duke i dhënë epërsinë Real Madridit (që më pas do të fitonte 2-1), duke arritur të paktën të vazhdonte ndjekjen e Lewandowski për golashënuesin më të mirë, edhe nëse polaku mbetet pesë gola larg.

Një ndjekje e cila megjithatë në këtë pikë mund të ketë ngecje duke qenë se përdorimi i francezit në ndeshjen e radhës ndaj Sevillas mbetet në dyshim.