Trajneri i Feyenoordit s`do që ta marrë drejtimin e Tottenhamit
Sport

Trajneri i Feyenoordit s`do që ta marrë drejtimin e Tottenhamit

Uran Krasniqi / RTKLive

Antonio Conte u largua nga Tottenham me pëlqim të ndërsjellë në mars dhe klubi duket se nuk është afër gjetjes së një zëvendësuesi. I fundit që nuk ka dashur ta marrë drejtimin e skuadrës angleze është trajneri i Feyenoordit, Arne Slot.  

“Kam dëgjuar shumë për interesimin e klubeve të tjera për mua”, ka thënë Slot. “Jam mirënjohës për vlerësimin, por dëshira ime është të qëndroj me Feyenoord. Nuk ka bisedime për transferime  dhe diskutimi i djeshëm ishte vetëm për një zgjatje të mundshme. Të gjitha bisedat me Feyenoord janë fokusuar vetëm në këtë. Unë pres me padurim sezonin e ri me skuadrën". 

Trajner i përkohshëm i "Spurs" është Cristian Stellini. 


MË SHUME NGA Sport