Firmino në negociata me gjigantin e La Ligës
Sport

Firmino në negociata me gjigantin e La Ligës

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi i Liverpool, Roberto Firmino, raportohet se tashmë ka nisur negociatat me gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Brazilianit me ‘Të kuqte’ e Anglisë i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, dhe tashmë lojtari ka konfirmuar largimin nga ‘Anfield’.

Mediumi spanjoll ‘Sport’ shkruan se Firmino është në bisedime me ‘Los Blancos’ për transferimin e tij në ‘Bernabeu’.

Real Madridi brazilianin e sheh si opsion për të pasur një konkurrencën me Karim Benzeman.

Madrilenët këtë sezon të garave, janë ndjerë shumë të varur nga Benzema si qendërsulmues i vetëm në skuadrën e Carlo Ancelottit.

‘Mbretërit’ janë në kërkim të një sulmuesi cilësorë për sezonin e ardhshëm, dhe siç raportohet, Firmino është në krye të listës së skuadrës ‘merenguese’.


MË SHUME NGA Sport