Liverpooli jashtë `Championsit`, Salah: Jam plotësisht i shkatërruar
B. H. | RTKlive
Liverpooli nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve në edicionin e ardhshëm. Pas triumfit të mbrëmshëm të Manchester United ndaj Chelseat (4:1), të gjitha shpresat e “të kuqve” që edicionin e ardhshëm të mund të jenë sërish pjesë e garës elitare të futbollit evropian kanë marrë fund.
Kjo është hera e parë në epokën e Jurgen Klopp që Liverpool nuk kualifikohet në ‘Champions’. E gjithë kjo situatë duket se e ka frustruar futbollistin më të mirë në skuadër, Mohamed Salah.
“Jam plotësisht i shkatërruar. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë. Ne jemi Liverpooli dhe vendi ynë është në Ligën e Kampionëve. Ky duhet të jetë minimumi për këtë klub. Më vjen keq, por është shumë herët për një postim optimist. Ju zhgënjyem juve dhe e zhgënjyem veten”, iu ka drejtuar Mohamed Salah tifozëve të Liverpoolit.