Ten Hag: Jemi në Ligën e Kampionëve, nuk ishte objektiv i lehtë
Sport

Ten Hag: Jemi në Ligën e Kampionëve, nuk ishte objektiv i lehtë

F.Bytyqi/RTKLive

Menaxheri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në fitoren kundër Chelsea-s.

‘Djajtë e Kuq’ mbrëmë mundën londinezët (4-1), duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ten Hag thotë se nuk ishte i lehtë objektivi i skuadrës së tij në një ligë të fortë siç është Premier League.

“Ne jemi në Ligën e Kampionëve. Nuk ishte objektiv i lehtë për t'u arritur ky suksese në një ligë shumë konkurruese siç është Premier League”, tha Ten Hag.

“Ne i kërkuam tri pikët dhe treguam një mentalitet fituesi. Chelsea ka lojtarë të jashtëzakonshëm, por ne në kundërsulm ishim shumë të mirë dhe të rrezikshëm”, ka theksuar strategu holandez. 


MË SHUME NGA Sport