12:30 / 26.05.2023
‘Corriere dello Sport’: Napoli në garë për Edon Zhegrovën
F.Bytyqi/RTKLive
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhgrova kërkohet nga gjiganti italian, Napoli, skuadër në të cilën luan edhe kapiteni i ‘Dardanëve’, Amir Rrahmani.
‘Corriere dello Sport’ të premten shkruan se kampionët e Italisë, kanë hyrë në garë për Zhegrovën, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës franceze, Lille.
Hirving Lozano duket se në fund të këtij sezoni, do të larohet nga ‘napolitanët’, dhe Zhegrova nga skuadra italiane, shihet lojtar i duhur për të zëvendësuar Lozano-n, transferim ky që thuhet se do të kushton 10 milionë euro.
Në rast se do të realizohet ky transferim, atëherë Zhegrova do të jetë bashkëlojtarë i Rrahmanit.