Edhe Liverpool-i pas Kovaçiçit
Sport

Edhe Liverpool-i pas Kovaçiçit

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi anglez, Liverpool synon që gjatë kësaj verë, ta forcojë mesfushën për edicionin e ri të garave.

‘Të kuqte’ e Anglisë, sipas medieve britanike, janë të interesuar për kroatin e Chelsea-s, Mateo Kovaçiç.

Reprezentuesi kroat duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Blutë’ e Londrës për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kërkon mesfushorë, dhe Kovaçiç thuhet se është dëshira e strategut gjerman.

Liverpool-i nuk do ta ketë të lehtë të transferojë 29-vjeçarin pasi që për të janë të interesuara edhe Manchester City dhe Manchester United.


MË SHUME NGA Sport