A do të luajë Dybala në finalen e Europa League?
BKT
Sport

A do të luajë Dybala në finalen e Europa League?

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi argjentinas i AS Romës, Paulo Dybala raportohet se do të udhëtojë me skuadrën ‘romakë’ për në Budapest.

Roma dhe Sevilla do të ndeshen të mërkurën në Budapest. Dybala akoma nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi i pësuar ditë më parë, megjithatë, sipas medieve italiane, argjentinasi do të jetë në Budapest, por finalen do ta nis nga bankina.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që për ish-yllin e Juventusit të ketë disa minuta lojë.