Drejt finales së Europa League, Sevilla apo Roma?
RTSH
Të mërkurën luhet finalja e Ligës së Evropës dhe deri atëherë, Jose Mourinho, si zakonisht, kujdeset për çdo detaj deri në kufijtë e manisë.
Trajneri portugez ua ka ndaluar punonjësve të Trigoria-s të vëzhgojnë seancat stërvitore në funksion të Sevillas.
Siç raportohet nga Corriere dello Sport, askush, përveç stafit teknik dhe mjekësor, nuk lejohet të shikojë taktikat dhe skemat në fushë për mbrëmjen e së mërkurës. Pra asgjë nuk duhet t’i lihet rastësisë, asgjë nuk duhet të mbetet pa lëvizur në mënyrë që të ngrihet kupa në Budapest.
Për këtë arsye ka disa dyshime që shoqërojnë stëvitjen e skuadrës së Murinjos, në këtë pritje të gjatë të finales së Ligës së evropës. E ndoshta jo në mendjen e Mourinhos, por të gjithë atyre që ndjekin nga afër skuadrën verdhekuqe. Situata që përfshin Paulo Dybala dhe Leonardo Spinazzolan.
E sigurt është se ata janë rikuperuar, por vetëm ky i fundit duket se ka shanse ta nisë lojën nga fillimi, me Joya si ndihmë, ndoshta ashti si në ndeshjen kundër Feyenoord kur hyri në fushë dhe shënoi golin që e çoi ndeshjen në kohën shtesë.
Pas Tammy Abraham situata është shumë fluide. Në mbështetje të sulmuesit anglez – përveç titullarit të sigurt Lorenzo Pellegrini – ka konkurrencë. El Shaarawy po bën mirë, por përvoja dhe klasi i Wijnaldum mund të bëjnë diferencën.
Një lëvizje surprizë mund të jetë përfshirja e Edoardo Bove, i cili ka treguar se mund të bëjë mirë kudo. Nëse Spinazzola e nis nga fillimi, Zalewski do të ulet në stol. Nëse diga në mesfushë do të jetë detyrë e Cristantes dhe Matic, mbetet një dyshim i fundit se kush do të kompletojë treshen mbrojtëse me Mancinin dhe Smalling.
Mes Llorentes dhe Ibanezit, zgjidhja e kësaj dileme qëndron në kokën filozifike të Mourinjos. Këmba delikate e spanjollit do të shërbente për të nisur më lehtë aksionin, ndërsa braziliani do të garantonte më shumë mbulim në tërheqje. Të gjitha këto dilema përsa i përket formacionit, Murinho duhet t’i zgjidhë deri të mërkurën në mesditë.























