Rummenigge: Sigurisht që mbështes Interin, Guardiola i jashtëzakonshëm
F.Bytyqi/RTKLive
Interi do të ketë një tifoz të jashtëzakonshëm në Stamboll. Karl- Heinz Rummenigge, do të jetë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes skuadrës ‘Nerauzre’ dhe Manchester Cityt.
Ish-sulmuesi i Interit dhe menaxheri i Bayer Monaco-s, në një intervistë për “La Domenica Sportiva”, ka thënë se e përkrah skuadrën Inzaghit, por ai vlerëson lartë trajnerin e Man Cityt, Pep Guardiolën.
“Unë do të shkoj në Stamboll për të mbështetur Interin. Interi është ekipi im i vjetër italian dhe kam kaluar vite të paharrueshme atje. Sigurisht që mbështes Interin”, ka thënë Rummenigge.
“Guardiolën e kam pasur tre vjet në Bayern Munich. Ai është i jashtëzakonshëm në çdo kuptim. Për mënyrën se si e menaxhon ekipin taktikisht dhe psikologjikisht dhe e menaxhon ekipin mirë në çdo detaje”, ka theksuar legjenda gjermane.























