Edhe Dzeko në Arabinë Saudite, Al-Hilal gati super kontratën për boshnjakun
BKT
Sport

Edhe Dzeko në Arabinë Saudite, Al-Hilal gati super kontratën për boshnjakun

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko është objektivi i radhës nga Arabia Saudite.

Dzeko në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me Interin, dhe e ardhmja e tij, sipas medieve italiane, do të larg ‘Guissepe Meaza-s’, edhe pse kreu i klubit italian, Beppe Marotta dëshiron të zgjasë kontratën me ish-lojtarin e Romës.

“FootMercato” të martën shkruan se klubi saudit, Al-Hilal është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe Dzeko është në listën e tyre.

Oferta e Al-Hilal nuk është bërë e ditur, por flitet për një ofertë joshëse.

Kujtojmë se Dzeko me Interin do të luajë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, ndeshje kjo që do të luhet më 10 qershor në Stamboll.