Mendilibar para finales me Romën: Nuk e di nëse vlen historia apo buxheti
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Sevillas, Jose Luis Mendilibar, në një konferencë për medie, ka folur para finales së Europa League.
Sevilla dhe Roma do të përplasen nesër mbrëma në finalen e kësaj garë evropiane. Tekniku i Sevillas, thotë se të besuarit e tij, do të bëjnë paraqitje të mirë.
“Jam i bindur që nesër në mbrëmje do të bëjmë paraqitje të mirë”, ka thënë Mendilibar.
Ai i është përgjigjur homologut të tij tek ‘romakët’ Jose Mourinhos, i cili pak orë më parë deklaroi se “Roma e meriton të luajë në finalen e Europa League”.
“Të dy e meritojmë të jemi në finale. Është e vërtetë që të dyte kemi flokë të bardha dhe nuk do të jetë e lehtë për asnjërin prej nesh”, tha ai.
Kush është favorit? Nuk ka rëndësi. Roma mbrohet mirë, nuk ka shumë probleme në mbrojtje, ndërsa ne përpiqemi të sulmojmë. Nuk e di nëse vlen historia apo buxheti. Për mua është hera e parë që jam këtu. Rrogat nuk kanë rëndësi, rëndësi ka të shmangen gabimet që të mos ndëshkohemi”, ka theksuar Mendilibar.























