22:22 / 30.05.2023
‘Dardanët’ kampion në top-ligat evropiane
F.Bytyqi/RTKLive
Futbollistët kosovar që militojnë në klubet e huaja, kanë bërë një supersezon duke rrëmbyer tituj kampionësh.
Pas kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanit, i cili me Napolin fitojë titullin e kampionit, sonte një trofe të tillë e rrëmbeu edhe Milot Rashica me gjigantin turk, Galatasaray.
Gazetari i njohur i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Arlind Grantolli përmes llogarisë së tij në Facebook, ka vlerësuar lartë paraqitjen e yjeve të ‘Dardanëve’ këtë sezon të garave në top-ligat evropiane.
“Pas Amir Rrahmanit me Napolin, Milot Rashica me Galatasarayn kampion në top ligat europiane. Rudhani kampion me YoungBoys, Berisha MelbourneCity dhe Aro Muric me Burnleyn! Dardanëtkampion”, ka shkruar Grantolli.























