Largohet Rebiç dhe Origi, vjen El Shaarawy?
BKT
Sport

Largohet Rebiç dhe Origi, vjen El Shaarawy?

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi i madh italian, AC Milan tashmë ka nisur të mendojë për edicionin e ri të garave.

‘Rossonerët’ janë duke i monitoruar disa lojtarë për afatin kalimtar të kësaj verë.

Sipas medieve italiane, Milani është i interesuar për sulmuesin e Romës, El Shaarawy, të cilin trajneri Stefano Poli e do në skuadër për sezonin e ri të garave.

Por, tek klubi nga ‘San Siro’ do të ketë edhe largime. Kroati Rebiç dhe Origi thuhet se janë dy lojtarët e parë që do të largohen nga kuqezinjtë e Italisë.

“Rebiç dhe Origi do të largohen nga klubi. Milan është në pritje të një përgjigje nga El Shaaraëy”, shkruan “Tuttosport”.

Kujtojmë se Milani tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.