Sevilla mposht Romën dhe fiton Europa Leaguen
BKT
Sport

Sevilla mposht Romën dhe fiton Europa Leaguen

Uran Krasniqi / RTKLive

Sevilla është kampion i Europa League i edicionit 2022/23. Kjo pasi në finalen e zhvilluar të mërkurën ka mposhtur Romën.

Pas ekzekutimit të penalltive ndeshja është mbyllur me rezultat 4-1. 

Ndryshe koha e rregullt prej nëntëdhjetë minutave nuk ka nxjerrë fitues në finalen e luajtur në "Puskas Arena" të Budapestit. 
Të parët në epërsi kanë kaluar italianët. Ka qenë minuta e tridhjetë e pestë kur Dybala ka gjetur golin duke i dhënë avantazhin skuadrës së Jose Mourinhos. Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë. 

Pas pushimit prej pesëmbëdhjetë minuta spanjollët kanë qenë në kërkim të golit të barazimit dhe ai ka ardhur. Ka qenë Mancini ai i cili ka shënuar autogol në minutën e pesëdhjetë e pestë, duke vendosur kështu barazpeshën.
 
Në edicionin e kaluar fitues i Europa League ishte Eintracht Frankfurt.

S`ka fitues në Budapest, Sevilla e Roma shkojnë në vazhdime

Nëntëdhjetë minuta nuk kanë nxjerrë fitues në në "Puskas Arena", ku zhvillohet finalja e Europa League, mes Romës dhe Sevillas.

Ndeshja është mbyllur me rezultat të barbartë 1-1 dhe kësisoji ka shkuar në vazhdime. 
Të parët në epërsi kanë kaluar italianët. Ka qenë minuta e tridhjetë e pestë kur Dybala ka gjetur golin duke i dhënë avantazhin skuadrës së Jose Mourinhos. Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë. 

Pas pushimit prej pesëmbëdhjetë minuta spanjollët kanë qenë në kërkim të golit të barazimit dhe ai ka ardhur. Ka qenë Mancini ai i cili ka shënuar autogol në minutën e pesëdhjetë e pestë, duke vendosur kështu barazpeshën. 

Roma në epërsi pas pjesës së parë

Sevilla edhe pse e ka mbajtur më shumë topin nuk ka qenë në gjendje ta shtyjë drejt rrjetës asnjëherë atë.

Roma e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të finales së Europa League. 
Ka qenë minuta e tridhjetë e pestë kur Dybala ka gjetur golin duke i dhënë avantazhin skuadrës së Jose Mourinhos. 
Pas pushimit pesëmbëdhjetë minutësh mbeten edhe dyzet e pesë minuta për t'u kuajtur në "Puskas Arena" të Hungarisë. 

Sevilla - Roma, formacionet

Sevilla dhe Roma ndeshen sonte në kuadër të finales së Europa League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.No description available.