Mourinho, zemërim dhe zhgënjim, fyen arbitrin në parkingun e autobusit
BKT
Sport

Mourinho, zemërim dhe zhgënjim, fyen arbitrin në parkingun e autobusit

RTSH

Humbja e parë finale në Evropë e lëndoi. Jose Mourinho shfryn zemërimin dhe zhgënjimin e tij pas ndeshjes në Budapest.

Trajneri i Romës u takua me ekipin e arbitrave në parkingun nëntokësor të “Puskas Arena” dhe sulmoi gjyqtarin Taylor, veçanërisht fajtor për mosdhënien e penalltisë së pretenduar në favor të skuadrës verdhekuq.

Mourinho përdori fjalë të rënda ndaj trajnerit britanik, i cili po ngjitej në minibusin e rezervuar për zyrtarët e ndeshjes, edhe pse u përpoq të përmbahej për të shmangur sanksionet e rënda nga UEFA.

Një sulm i ashpër, me fjalë të rënda, duke mos kursyer askënd në grupin e gjyqtarëve. Dhe pastaj ndërsa largohej shtoi: “Ata nuk kanë turp…”.