Benzema i thotë “PO” mega-ofertës nga Arabia Saudite
BKT
Sport

Benzema i thotë “PO” mega-ofertës nga Arabia Saudite

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema raportohet se është gati të pranojë ofertën e majme nga Al Ittihad i Arabisë Saudite.

Francezi sipas medieve spanjolle, është gati t’i thotë “po” mega-ofertës të klubit arab, Al Ittihad në vlerë prej 200 milionë euro.

Benzema është gati t’i jep lamtumirën skuadrës madrilene pas 14 vitesh, skuadër më të cilin fitojë gjithë trofetë e mundshëm.

Pavarësisht përpjekjeve të Florentino Perez për ta bindur atë të qëndrojë dhe të nënshkruajë kontratën edhe për një sezon, megjithatë, sulmuesi francez tashmë është duke u përgatitur për aventurën e re.