Trajneri i Fiorentinës kërkon që ndaj West Ham të mos gabohet si me Interin
BKT
Sport

Trajneri i Fiorentinës kërkon që ndaj West Ham të mos gabohet si me Interin

Uran Krasniqi / RTKLive

Te Fiorentina mendjen e kanë që të humbasin edhe një finale. Skuadra ka arritur në dy finale këtë sezon, por humbi mundësinë e parë pasi në filane të Coppa Italia u mposhtë nga Interi, ndërsa gjatë javës së ardhshme ndeshet me West Hamin në finalen e Conference League.

Trajneri Vincenzo Italiano ka thënë se çelësi i suksesit do të ishte eliminimi i gabimeve që i kushtuan Fiorentinës kundër Interit.

“Kemi pasur një sezon të mrekullueshëm dhe e merituam mundësinë për të luajtur për këtë trofe, jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, por e dimë se çdo gabim bën diferencën në një finale”, ka thënë ai. “Çdo detaj ka rëndësi dhe ne duam t'u japim gëzim fansave tanë".