21:54 / 01.06.2023
Benzema ngurron të flasë për të ardhmen: Për momentin jam në Madrid
Uran Krasniqi / RTKLive
Karim Benzema ka hezituar të flasë për të ardhmen e tij si futbollist. Teksa ka marrë çmimin "Marca Legend" në një ceremoni të organizuar nga gazeta sportive spanjolle, francezi është pyetur nëse do të qëndronte te Real Madrid.
Sipas raportimeve të disa mediave, Benzemas i është ofruar një marrëveshje me vlerë me më shumë se 100 milionë euro nga Al-Ittihad i Arabisë Saudite.
“Pse duhet të flas për të ardhmen? Unë jam te Real Madrid. Të shtunën kam një ndeshje kundër Athletic Bilbaos, nesër kam një seancë stërvitore. Kështuqë për momentin jam në Madrid”, ka thënë Benzema.























