Presidenti i Marseilles e konfirmon largimin e Tudorit si trajner
BKT
Sport

Presidenti i Marseilles e konfirmon largimin e Tudorit si trajner

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Marseilles, Igor Tudor, do ta lirojë detyrën e tij në fund të sezonit, ka njoftuar presidenti i klubit të Ligue 1, Pablo Longoria.

Marseille, e cila do të luajë ndeshjen e fundit në ligë në Ajaccio të shtunën, do të përfundojë e treta në tabelë, pas kampionëve të PSG-së dhe pas RC Lens të vendit të dytë.

"Ne kemi respektuar dëshirën e Igor Tudor për të mos vazhduar me klubin. Tani është radha e tij për të komunikuar", ka thënë presidenti i klubit të enjten.

“Në emrin tim personal po edhe në emër të klubit, do të doja të falënderoja për punën që e ka bërë, me shumë respekt”, u ka thënë Longoria gazetarëve.