Ajax në kërkim të një trajneri të ri
Uran Krasniqi / RTKLive
Ajaxi i Amsterdamit po kërkon një trajner të ri pasi ka vendosur që të mos rinovojë kontratën e trajnerit të përkohshëm, John Heitinga.
Ish-mbrojtësi holandez dhe i Evertonit,ishte emërura trajner i përkohshëm i Ajaxit në janar pas tërheqjes së Alfred Schreuderit.
Pas njoftimit të Edwin van der Sar të martën se ai do të jepte dorëheqjen si shef ekzekutiv, ky është ndryshimi i dytë brenda javës në klubin e njohur holandez.
Ajaxi nuk ka arritur të kualifikohej në Champions League pasi përfundoi i treti në kampionatin vendor, pas Feyenoordit të Roterdamit dhe PSV Eindhovenit.
“Ajax e ka informuar John Heitinga se klubi do të kërkojë një trajner të ri”, ka njoftuar Ajax përmes një deklarate. “John ndërhyri në një moment të vështirë për të ndihmuar klubin. Ne kemi arritur në përfundimin se Ajax tani ka nevojë për një trajner më me përvojë për grupin".























