City-Inter, akuza për gjyqtarin Marciniak
RTSH
Nëntë ditë para finales në Stamboll mes Manchester Cityt dhe Interit, arbitri i aktit të fundit të Champions League mund të ndryshojë çuditërisht.
Polaku Szymon Marciniak në fakt ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga lideri i ekstremit të djathtë polak Mentzen, i njohur për pozicionet e tij homofobike dhe antisemite.
Një vendim (i cili mund të jetë i paprecedentë) do të merret nesër, por ndërkohë UEFA ka njoftuar se i ka kërkuar arbitrit sqarime urgjente dhe se e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje, duke theksuar se si vetë UEFA dhe i gjithë komuniteti i futbollit janë totalisht kundër ideve të mbrojtura nga grupi në fjalë.
Një furtunë pati edhe për anglezin Anthony Taylor, i cili pasi drejtoi finale e Europa League, takoi disa dhjetëra tifozë të Romës në aeroportin e Budapestit. U kërkua ndërhyrja e punonjësve të policisë.























