FC Prishtina 01 e fiton finalen e parë kundër Liqenit
BKT
Sport

FC Prishtina 01 e fiton finalen e parë kundër Liqenit

Uran Krasniqi / RTKLive

Ndeshja e parë e finales së “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në futsall i ka takuar skuadrës FC Prishtina 01.

Kjo pasi në ndeshjen e mbrëjes së të premtes të zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë e ka mposhtur FC Liqenin, pas penalltive 4:3. 

Ndeshja gjatë kohës së rregullt është mbyllur baras 5:5, kurse edhe pas dy vazhdimeve nga pesë minuta nuk ka pasur fitues, pasi rezultati ishte baras 7:7.

Ndeshja e dytë zhvillohet më 6 qershor në Drenas, e ku në rast fitoreje kryeqytetasit do të shpalleshin kampionë. Nëse fitores i gëzohet skuadra nga Drenasi, atëherë ndeshja përcaktuese do të zhvillohet në kryeqytet.