Ramos do të largohet nga PSG
BKT
Sport

Ramos do të largohet nga PSG

Uran Krasniqi / RTKLive

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, do të largohet nga Paris St Germain, ka njoftuar klubi francez të premtën.

Ramos kishte arritur në "Parc des Princes" si një lojtar i lirë pasi nuk kishte gjetur kompromis me Real Madridin për ta zgjatur edhe më shumë qëndrimin e tij gjashtëmbëdhjetë vjeçar në Madrid. 

Qendërmbrojtësi me përvojë, i cili ka fituar Kupën e Botës, dy kampionate evropiane me Spanjën dhe një mori trofesh me Real Madridin, do të largohet nga kryeqyteti francez pas përfundimit të kontratës.

Presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi, ka falënderuar Ramosin. 

“Lidershipi, shpirti i ekipit dhe profesionalizmi i Sergios, të kombinuara me përvojën e tij në nivelin më të lartë, e bëjnë atë një legjendë të vërtetë të futbollit dhe ishte një nder ta kisha atë në Paris”, ka thënë ai. 

Gjatë dy sezoneve të tij me klubin e Parisit, Ramos ka fituar dy tituj të Ligue 1 dhe Superkupën e Francës.