Gundogan afër Barcelonës
BKT
Sport

Gundogan afër Barcelonës

F.Bytyqi /RTKLive

Finalja e FC Kupës dhe ajo e Ligës së Kampionëve, mund të jenë dy ndeshjet e fundit të Ilkay Gundogan tek kampionët e Anglisë.

E ardhmja e gjermanit sipas medieve spanjolle, do të jetë në Barcelonë.

Në fakt, ‘Blaugranat’ prej kohësh e kërkojnë mesfushorin e skuadrës së Pep Guardiolës, dhe duket se gjatë kësaj verë, lojtari do të zbresë në ‘Camp Nou’.

Barcelona thuhet se ka bërë gati kontratën tri vjeçare për Gundogan, i cili më 1 korrik, pritet ti’ bashkohet skuadrës së Xavi Hernandez.

Përveç gjermanit, katalonasit janë duke tentuar që edhe Bernardo Silvën, një tjetër lojtar të Cityt të transferojnë gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Silva kërkohet edhe nga gjiganti francez, PSG.