Lajm i keq për Shqipërinë, lëndohet Gjasula
BKT
Sport

Lajm i keq për Shqipërinë, lëndohet Gjasula

F.Bytyqi /RTKLive

Kombëtarja shqiptare në futboll, ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2024.

Kuqezinjtë në sfidat e qershorit, nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e mesfushorit, Klasu Gjasula.

Federata e Shqiptare e Futbollit, Përmes një njoftim, e ka konfirmuar se mesfushori Klaus Gjasula do të mungojë për dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pësuar një dëmtim fizik dhe i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares. Pas daljes së rezultateve dhe konsultave stafi mjekësor ka konkluduar se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë dhe lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstad”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Shqipëria do të luajë me Moldavinë si vendase më 17 qershor, kurse tre ditë më vonë, respektivisht, më 20 qershor luan si mysafire ndaj Ishujve Faroe.