Edhe FA Kupa është e City-t, mund Man Unitedin
BKT
Sport

Edhe FA Kupa është e City-t, mund Man Unitedin

F.Bytyqi /RTKLive

(E plotësuar) Pas titullit të kampionit në Premier League, Manchester City, ka fituar edhe trofeun e FA Kupës.

‘Qytetarët’ fituan finalen e kësaj gare, duke mundur rivalin lokal, Manchester Unitedin, me rezultat 2-1, sfidë kjo e zhvilluar në ‘Wembley’.

Të besuarit e Pep Guardiolës, ishin më të mirë së të përzgjedhurit e Erik ten Hag, duke rrëmbyer trofeun e radhës.

Njeriu i ndeshjes padyshim se ishte Gundogan (1’, 51’), i cili shënoi dygolësh në fitoren e City-t, derisa golin e vetëm për Unitedin e realizoi Fernandes (33’) nga penalltia.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar një superndeshje, sidomos finish i ndeshjes ka qenë një dramë e vërtetë me Unitedin që gjithnjë kërkonte golin e barazimit, megjithatë, assesi nuk ia doli që të çojnë topin në rrjetë.

Përfundimisht, City fiton FA Kupën, dhe është në rrugë të mirë që ta fitojë tripletën pasi me 10 qershor, do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Man City-Man United, kështu mbyllet pjesa e parë

(E plotësuar) Pjesa e parë e finales së FA Kupës, mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, u mbyll baras 1-1, ndeshje që po luhet në ‘Wembley’.

Të besuarit e Pep Guardiolës furishëm e nisen fraksionin e parë dhe qysh në minutën e parë kaluan në epërsi prej 1-0, përmes Gundogan, i cili shënoi një supergol.

Megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’ barazuan shifrat më anë të Fernandes (33’), i cili shënoi nga penalltia.

Pjesëloja e parë, ka dhuruar një sfidë interesante, ndeshje që po luhet në pranin e 90 mijë tifozëve.

Pas pak nis pjesa e dytë.