17:48 / 03.06.2023
Messi: Dua ta falënderoj klubin për aventurën kaq fantastike në Paris
F.Bytyqi /RTKLive
Lionel Messi sonte luan ndeshjen e fundit me PSG-n.
Asi argjentinas ka vendosur të largohet nga Parisi. Messi në një intervistë për “ESPN”, ka thënë se është i lumtur që ka luajtur për PSG-n.
“Unë me të vërtetë e kam shijuar lojën në këtë ekip me shumë lojtarë të mirë. Dua ta falënderoj klubin për një aventurë kaq fantastike në Paris”, tha Messi.
Kujtojmë se kampioni i Botës me Argjentinën, me PSG-n ka zhvilluar 74 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 32 gola dhe ka bërë 35 paraqitje.























