Zyrtare, Reali largon edhe Hazardin
BKT
Sport

Zyrtare, Reali largon edhe Hazardin

F.Bytyqi /RTKLive

Aventura e belgut Eden Hazard tek Real Madridi zyrtarisht ka marr fund.

Klubi madrilen përmes një njoftimi, ka konfirmuar ndarjen me reprezentuesin belg.

Sipas këtij njoftimi, ‘Los Blancos’ dhe lojtari kanë arritur marrëveshje për ndarjen nga 30 qershori i këtij viti.

Hazard ishte pjesë e madrilenëve prej katër vitesh, edhe pse në asnjë sezon, belgu nuk ia doli të gjejë formën që kishte tek Chelsea.

Megjithatë, Hazard  me Realin ka fituar 8 tituj (1 Ligë të Kampionëve, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë Evropiane, 2 Kampionate, 1 Kupë Mbreti dhe 2 Superkupa të Spanjës. 

Hazard është duke u monitoruar nga disa klube evropiane, dhe në ditët vijuese do të vendoset për të ardhmen e sulmuesit belg.