Mediet britanike: Kane preferon Realin, jo Man Unitedin
BKT
Sport

Mediet britanike: Kane preferon Realin, jo Man Unitedin

F.Bytyqi /RTKLive

Gare e ashpër po bëhet mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit për yllin e Tottenhamit, Harry Kane.

Sulmuesi i ‘Spurs’, sipas medieve britanike, do të largohet nga Tottenhami për të bërë një tjetër hap të madh në karrierën e tij.

Dy gjigantët evropiane, Real Madrid dhe Manchester United, synojnë ta bindin asin e ‘Tre Luanëve’ gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Por, siç raportojnë mediet në ishull, Kane preferon t’i bashkohet Real Madridit para Man Unitedit.

“Harry kanë dëshiron t’i bashkohet Real Madridit. Ai preferon klubin spanjoll para Manchester Unitedit”, shkruajnë mediet britanike.