Ra Ferizaj, Liria rikthehet në Superligë
F.Bytyqi /RTKLive
(E plotësuar) Liria e Prizrenit është anëtare e re e elitës së futbollit tonë, pasi sot mundi Ferizajn, me rezultat 3-0, pasi koha e rregullt dhe loja shtesë u mbyll pa gola.
Ferizajasit dhe prizrenasit u përballen në ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen e barazhit.
Kjo sfidë që ishte ndeshja kryesore e këtij vitit për të dy skuadrat, ka prodhuar lojë mesatare, edhe pse të dy ekipet krijuan pak raste për gola.
Në pika e bardhë skuadra e Lirisë ishte më sakte duke shënuar tri gola, kurse, Ferizaj nuk ia doli të realizojë asnjë gol nga penalltitë pasi portieri i Lirisë, Drilon Hodaj ishte hero i kësaj ndeshje, duke pritur dy penallti të ferizajasve, derisa gjuajtja e Astrit Fazliut shkojë jashtë portës.
Përfundimisht Liria rikthehet në Superligës pas katër vitesh, kurse, Ferizaj sezonin e ardhshëm do të garojë në një rang më të ulët garash.
Ferizaj-Liria, shkon në vazhdime
(E plotèsuar) Përballja mes Ferizajt dhe Lirisë, ka shkuar në vazhdime pas që koha e rregullt dhe loja në vazhdime është mbyllur pa gola.
Ferizajasit dhe prizrenasit po luajnë në ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen e barazhit.
Kjo sfidë që është ndeshja kryesore e këtij vitit për të dy skuadrat, ka prodhuar lojë të mirë, duel ky i zhvilluar në një atmosferë të bukur sportive të krijuar nga tifozët e të dy skuadrave.
Nëse edhe në lojën shtesë nuk ka gola, atëherë fituesi i kësaj ndeshje që siguron Superligën, do të përcaktohet nga penalltitë.























