Verstappen i pandalshëm, fiton Çmimin e madh të Spanjës
BKT
Sport

Verstappen i pandalshëm, fiton Çmimin e madh të Spanjës

F.Bytyqi /RTKLive

Red Bull vazhdon të jetë dominues edhe këtë vit në Formula 1 me Max Verstappen që shënoi fitoren e radhës në Çmimin e madh të Spanjës, shkruan RTKLive.com.

Holandezi shijoi fitoren e tretë radhazi dhe të pestën për këtë vit duke e mbyllur me fitore midis Spanjës.

Pas tij, pra në podium u renditen dyshja e Mercedesit Lewis Hamilton dhe George Russell.

Ndërsa, sa i përket bashkëlojtarit të Verstappen, Sergio Perez që në fillim u pa si kandidat për titull përfundoi në pozitën e katërt dhe tani ka 50 pikë më pak se holandezi.

Top 10 ishte kështu:

Verstappen – Red Bull

Hamilton – Mercedes

Russell – Mercedes

Perez – Red Bull

Sainz – Ferrari

Stroll – Aston Martin

Alonso – Aston Martin

Ocon – Alpine

Zhou – Alfa Romeo

Gasly – Alpine.