20:04 / 04.06.2023
S’ndalet Muriqi, i shënon gol të bukur Vallecanos
F.Bytyqi /RTKLive
Vedat Muriqi ka kaluar Mallorcan në epërsi duke shënuar një gol të bukur kundër Rayo Vallecanos.
Kosovari realizoi nga afërsia duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar që ta ndalë.
E tëra nisi me Daniel Rodriguez që dribloi për mrekulli duke e asistuar Muriqin, që ishte i pagabueshëm nga afërsia.
Përndryshe, ky është goli i 15-të në La Liga për Muriqin.























