Barça e mbyll me humbje, mposhtet nga Celta Vigo
F.Bytyqi /RTKLive
Barcelona e ka mbyllur me humbje këtë sezon të garave, duke u mundur në udhëtim tek Celta Vigo, me rezultat 2-1, të dielën në ndeshjen e xhiros së fundit në La Ligë.
Dueli mes Celta Vigos dhe katalonasve, ka dhuruar një sfidë interesante, edhe pse skuadra e Xavi Hernandez pak ditë më parë e siguroi titullin e kampionit.
Megjithatë, për nikoqirët kjo sfidë ishte tejet e rëndësishme në garën për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.
Njeriu i ndeshjes padyshim ishte Veiga (42’, 66’), i cili shënoi dygolësh, derisa golin e vetëm për Barcelonën e realizoi Fati (79’).
Barcelona e mbyll këtë sezon të garave në krye të tabelës me 88 pikë, dhjetë më shumë së Real Madridi që është nënkampion i Spanjës, kurse, Celta Vigo edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në La Ligë pasi renditet 13-ta me 43 pikë.























