17:10 / 05.06.2023
Trajneri i Celtic drejt stolit të Tottenhamit
Uran Krasniqi / RTKLive
Ange Postecoglou po shihet si trajneri i ri i Tottenham Hotspur.
Sipas raportimeve mediale, Postecoglou ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare me Tottenhamin.
Australiani e ka udhëhequr klubin skocez drejt titullit në këtë edicion.
Te skuadra angleze ai do të ishte pasardhës i Antonio Contes, i cili u largua me pëlqim të ndërsjellë më 26 mars.
Në edicionin e sapopërfunduar të Premier Leagues, Tottenham ka përfunduar në vendin e tetë në tabelë.























