De Bruyne e vlerëson Interin
BKT
Sport

De Bruyne e vlerëson Interin

Uran Krasniqi / RTKLive

Kevin De Bruyne e ka përshkuar si skuadër të fortë Interin pesë ditë para finales së Champions League, kur skuadra e Manchester Cityt ndeshet me atë italiane. 

"Interi është një ekip shumë i mirë. Ka një skuadër me lojtarë të mrekullueshëm dhe ne kemi respekt për ta. Ata nuk erdhën deri në finale duke mundur ekipe të vogla. Në finale gjasat për fitore janë 50-50", ka thënë futbollisti belg. "Ne duhet të shijojmë javën e ardhshme dhe shpresojmë se mund të bëjmë më të mirën që mundemi". 

De Bruyne duke qenë lojtar i Cityt ka fituar pesë tituj të Premier Leagues, dy Kupa FA dhe pesë Kupa të Ligës, por jo edhe Champions Leaguen. Ai ka thënë se në rast se do ta fitonte atë do ta ndihmonte në karrierë, kurse nëse nuk do të ndodhë, atëherë një gjë e tillë nuk mund ta përcaktojë karrierën e tij. 

"Unë kam rreth 700 ndeshje. Një nëntëdhjetë minutësh nga 700 nuk e përcakton karrierën time. Por padyshim që më ndihmon", ka thënë ai.