22:54 / 05.06.2023
Dortmundi transferon Ramy Bensebainin
Uran Krasniqi / RTKLive
Algjeriani Ramy Bensebaini ka nënshkruar me Borussia Dortmundin si lojtar i lirë, ka konfirmuar klubi i Bundesligës të hënën.
Kontrata e mbrojtësit të majtë skuadrën e Borussia Moenchengladbachit skadon në verë.
“Ramy është një lojtar në kulmin e tij. Në bisedat tona me të, ne pamë dëshirën e tij për të luajtur për tituj me Borussia Dortmundin”, ka thënë drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl.
Bensebaini kishte arritur në Gladbach në vitin 2019 nga skuadra franceze Rennes, ku në 113 ndeshje për klubin ka shënuar njëzet e pesë gola ndërsa ka bërë edhe tetë asistime.























