Inzaghi: Inter nuk ka frikë nga City
BKT
Sport

Inzaghi: Inter nuk ka frikë nga City

Uran Krasniqi / RTKLive

Simone Inzaghi ka thënë se Interi nuk i frikësohet Manchester Cityt.

City konsiderohet si favorit pas suksesit në Premier League e FA CUP, ndërsa Inter ka fituar Kupën e Italisë e poashtu ashtu Superkupën e Italisë. Dy skuadrat do të takohen të shtunën në Stamboll.  

“Ne kemi shumë respekt, por jemi krenarë që luajmë në këtë finale, sepse e donim atë me çdo kusht. Po flasim për një ndeshje futbolli, nuk ka frikë”, ka thënë Inzaghi. "Do të duhet të jemi të kujdesshëm për të bërë një lojë ekipore, e dimë se do të përballemi me më të mirët".